FC Ferizaj liron pesë futbollistë nga skuadra, kjo është arsyeja

Futboll 18 Dhjetor 2021 17:21

Skuadra e Ferizajit ka njoftuar se ka liruar nga kontrata pesë futbollistë, kjo për arsye se nuk arritën të inkorporohen në formacionin bazë gjatë stinorit vjeshtor, transmeton Insporti.

Bëhet fjalë për Agim Matoshin, Dorart Maliqin, Taulan Buzhalan, Altin Ibrahimin dhe Ardian Selimin.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj: 

FC Ferizaj është në fazën kalimtare të aktiviteteve sportive kjo per sezonin vjeshtor, dhe keto aktivitete do të zgjasin deri me datë 20 dhjetor 2021,FC Ferizaj nuk do të humbë kohë për të pritur sa më e përgatitur sezonin pranveror dhe në kuadër të këtyre angazhimeve drejtori sportiv me rekomandimin e shtabit teknik do të liroj disa lojtar të cilët gjatë sezonit vjeshtor nuk arritën te inkorporohen në formacionin bazë,lojtaret qe jan te lire te gjejn ambient te ri jan:

Agim Matoshi
Dorart Maliqi
Taulant Buzhala
Altin Ibrahimi
Ardian Selimi.

Drejtori Sportiv-Agron Selmani

-->