FC Prishtina e gatëshme për Inter Escaldes – përfundon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme

Futboll 24 Qershor 2021 20:45

FC Prishtina ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në “Elbasan Arena”, duke mbyllur kështu përgatitjet për ndeshjen e nesërme, finale të raundit preliminar kundër kampionëve të Andorrës, Inter d’Escaldes.

Në stërvitje ishte pothuajse e gjithë skuadra, pasi mungon vetëm Leonit Abazi, i cili vazhdon të mbetet i lënduar, kurse Bleart Tolaj në anën tjetër ende nuk është regjistruar, pasi afati kalimtar për futbollistë që vijnë nga jashtë fillon me 1 korrik.

Gati për ndeshje është Leotrim Bekteshi që mungoi në ndeshjen e parë shkaku i kartonëve.

Nën temperaturat ekstrem të larta, futbollistët e Prishtinës janë ambientuar shihen se janë të gatshëm për sfidën e nesërme, shkruan faqja zyrtare e klubit.

Nëse skuadra nesër arrin fitoren, do të jetë hera e dytë që kalojmë raundin preliminar pas vitit 2018 në Ligën e Evropës.

Por, kjo do të ishte hera e parë që Prishtina kapërcen një raund në Ligën e Kampionëve. 

-->