FC Prishtina e viteve të 80’ta – gjenerata e artë e udhëhequr nga trajneri hungarez

Futboll 03 Korrik 2021 17:50

I lindur më 16 shkurt 1923 në Beçkerek, Bella Pallfi, hungarezi nga Vojvodina, i cili ka ndërruar jetë në vitin 1995.

Prishtina me kryetrajnerin hungarez, Bella Pallfi (i pari nga e majta).

Trajner i gjeneratës së artë të Prishtinësi 1981-1983, udhëhoqi, krijoi dhe inkuadroi skuadrën në Ligën e parë Federative.

Futbollist i NAK Novi Sad (1941-44), Spartak Subotica (1945-46; 1948; 1953-54), Partizan (1946-48), Cërvena Zvezda (1948-53) dhe 3-herë reprezentues i ish-Jugosllavisë.

Kryetrajner i Sloboda Uzhice (1959-63), Aris Selanik (1963-66), Hapoel Petah Tikva (1966-67), Proleter Zrenjanin (1969), Radniçki Kragujevc, Panachaiki, Egaleo (1978-1979) dhe skuadra e fundit, Prishtina (1981-83).

Pallfi nuk ishte hungarezi i vetëm i skuadrës, Egedi Resh, ish-kapiteni, ka qenë një ndër futbollistët më jetëgjatë në skuadër në vitet 60-ta, shkruan në faqen zyrtare të FC Prishtinës.

-->