FC Prishtina reagon pas lajmit se Lilaj është transferuar në Izrael

Futboll 01 Korrik 2021 19:37

FC Prishtina ka mohuar lajmin për largimin e Sabien Lilajt drejt Izraelit.

Hapoel Ramat Gan Givatayim njoftoi nënshkrimin me mesfushorin për dy vite, por kampionët e Kosovës hedhin poshtë gjithçka.

“Mirë se erdhe Sabien Lilaj. Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën.

Lilaj ka fituar gjashtë tituj në kampionatin shqiptar dhe së fundmi ka shtuar një titull pasi ka fituar Superligën e Kosovës në edicionin 2020/21”, shkruhej ndër të tjera në postimin e klubit izraelit, ndërkohë që raportohet se pas ndeshjeve me Ferencvaros Lilaj do bashkohej me klubin e ri.

Prishtina, përmes një postimi të bërë në “Instagram” kujton se Lilaj ka edhe dy vite kontratë me ta, duke hedhur poshtë lajmet për kalimin e korçarit në Izrael.

POSTIMI I FC PRISHTINËS NË “INSTAGRAM”:

-->