FC Prishtina sot zhvillon finalen e raundit preliminar kundër Inter Escaldes

Futboll 25 Qershor 2021 10:51

Prishtina do ta zhvillojë sonte finalen e raundit preliminar për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Superligës së Kosovës do të përballet me skuadrën të Andorës, Inter Escaldes.

Loja do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, në ora 20:00.

Te FC Prishtina vazhdon të mungojë Leonit Abazi dhe Bleart Tolaj, kurse është rikthyer nga suspendimi Leutrim Bekteshi.

Në rast të fitores, Prishtina në raundin e parë eliminator do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvarosh.

-->