Federata Angleze merr vendim kundër Dean, pas incidentit me Pochettinon

Futboll 25 Shkurt 2019 16:54

Mike Dean është larguar nga pozita e gjyqtarit të katërt për ndeshjen e së mërkurës në Premier League, mes Chelseat dhe Tottenhamit në “Stamford Bridge”.

50-vjeçari u përfshi në një konfrontim me trajnerin e Spurs, Mauricio Pochettinon të shtunën, derisa tani Federata e ka larguar atë nga detyra për ndeshjen, transmeton Insporti.

Dean frustroi Pochettinon pasi padrejtësisht akordoi një rivënie nga këndi për Burnleyn, e cila rezultoi me gol.


Në konfrontimin pas vërshëllimës së fundit, Dean e pyeti Pochettinon “çfarë problemi ke?”

Pochettino u përgjigj me “ti e di,” para se të largohej, duke sugjeruar se u frustrua për shkak të asaj rivënie këndore.

Federata tani ka marrë vendimin që ta largojë Dean nga detyra e gjyqtarit të katërt, për debin e Londrës në mënyrë që të shmanget ndonjë polemikë tjetër eventuale me teknikun argjentinas. /Insporti.com/

-->