Federata çeke me një njoftim të rëndësishëm para ndeshjes Çeki – Kosovë

Kombëtarja 12 Nëntor 2019 21:35

Kombëtarja e Republikës së Çekisë do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’, më 14 nëntor, në Plzen.

Siç ka bërë të ditur Federata çeke, ndeshja do të jetë e përcjellur nën masa të rrepta të sigurisë, derisa nga çekët janë shpalosur edhe disa këshilla për tifozët.

Nga e hëna e 11 nëntorit, biletat mund të blihen vetëm në zyret e biletave të ‘Doosan Arena’, transmeton zëri.info.

Bileta pritet të ketë në dispozicion edhe në ditën e fundit të ndeshjes.

Ejani në kohë

Ndeshja fillon nga ora 20:45. Andaj, Federata çeke ka kërkuar që tifozët të arrijnë para kohës në stadiumin e Viktoria Plzen.

Dyert e stadiumit do të hapen tri orë para ndeshjes.

Blini bileta vetëm në pikat zyrtare

Askush që nuk ka blerë biletë në pikat zyrtare nuk mund të futet në stadium.

Kjo do të duhet të përshtatet me numrin në biletë dhe në mjetin identifikues.

Lini banderolat në shtëpi

Vetëm fjalmujt çekë apo të rajoneve tjera çeke do të lejohen në stadium.

Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë me koregrafi tjera apo parulla politike

Pa ofendime

Masat e rrepta të sigurisë do të zbatohen për shkak të rrezikshmërisë në ndeshje.

Federata çeke dëshiron të garantojë siguri për të gjithë tifozët dhe futbollistët.

Çdo ofendim apo sharje mund t’i kushtojë Çekisë me dënim.

Mbani objektet e rrezikshme në shtëpi

Në hyrje të stadiumit do të ketë kontrolla të plota të sigurisë.

Mysafirëve u kërkohet të respektojnë rregullat e ‘Doosan Arena’.

Janë të ndaluara mjetet e rrezikshme në stadium si armët, çantat e shpinës, mjetet piroteknike, shishet, kanaçet, laserët dhe kamerat.

 

-->