Federata e Basketbollit të Kosovës organizon turneun 3×3

Basketboll 28 Prill 2021 19:28

Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë turne kualifikues në basketboll për garën në formatin 3×3 në dy konkurrenca, atë të femrave dhe meshkujve më 15 dhe 16 maj të këtij viti.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 12 ekipe të meshkujve dhe 8 të femrave.

Kurse fituesit e këtyre dy konkurrencave do të kenë të drejtë të pjesëmarrjes në kualifikime për FIBA Europe Cup 3×3, garë kjo që zhvillohet në Constanta të Rumanisë më 26 dhe 27 qershor 2021, bën të ditur FBK. /Insporti.com/

-->