Federata e Futbollit të Serbisë me njoftim zyrtar për ndeshjen Trepça – Crvena Zvezda

Futboll 09 Tetor 2019 15:05

Futbollistët e Crvema Zvezdës nuk u lejuan të futen në Kosovë për ta zhvilluar ndeshjen e fazës 1/16 të Kupës së Serbisë kundër të ashtuquajturës Trepçës në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka ndaluar futbollistët e skuadrës nga Beogradi të futen në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë, por ndeshja do të zhvillohet nesër, ka njoftuar Federata e Futbollit të Serbisë.

“Ndeshja e fazës 1/16 në Kupën e Serbisë mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës do të zhvillohet të enjten, 10 tetor në Qendrën Sportive të FSS-s në Stara Pazovë nga ora 15:00”, thuhet fillimisht në njoftimin e Federatës serbe.

“Hyrja do të jetë falas dhe Federata e Futbollit të Serbisë do ta paguajë koston e plotë të qëndrimit të FC Trepçës”, thuhet më tej.