Federata e Gjibraltarit: Frustruam Kosovën në Prishtinë

Futboll 10 Tetor 2019 22:44

Një gol i Florent Hasanit në minutën e 69-të ka mjaftuar që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë fitore në ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes, Federata e Futbollit të Gjibraltarit përmes një reagimi në rrjetet sociale, kanë thënë se ka frustruar Kosovën në Prishtinë.

“Gjibraltari frustron Kosovën dhe mposhtet 1:0 nga një goditje e devijuar në Prishtinë. Një paraqitje e mirë nga Gjibraltari, plot disiplinë, pasion, dëshirë dhe ‘luftë’ në një vend ku është i vështirë për të marrë rezultat”, thuhet më tej.