Federata e Hendbollit e Kosovës i shpalli më të mirët e vitit 2019

Hendboll 30 Janar 2020 18:19

Federata e Hendbollit të Kosovës ka shpallur sot laureatët për vitin 2019. Esma Muratoviq u shpall hendbollistja më e mirë nga Federata e Hendbollit të Kosovës, ndërsa hendbollisti më i mirë u shpall Kastriot Jupa nga Besa Famgas.

Ceremonia nisi me një minutë heshtjeje për policin e vrarë në Zhur të Prizrenit. Në fjalën hapëse në këtë ceremoni, kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini u shpreh se 2019 mund të quhet si vit historik për hendbollin e Kosovës, duke veçuar pjesëmarrjen e Kosovës në kampionatin botëror.

Federata e Hendbollit të Kosovës nderoi të gjithë ata të cilët kontribuuan në sportin e hendbollit gjatë viti 2019, e sidomos ata të cilët arritën ta preknin arenën ndërkombëtare.

Klubi më i mirë në konkurrencën e femrave u shpall klubi “Istogu”, i cili arriti suksese të mëdha gjatë vitit 2019, ndërsa në konkurrencën e meshkujve u shpall klubi nga Peja, Besa Famgas.Shkurta Mehmeti, hendbollistja nga Prishtina u shpall golashënuesja më e mirë për 2019, ndërsa hendbollistja më e mirë e Kosovës është shpallur Leonora Demaj.Në konkurrencën e meshkujt golashënuesi më i mirë u shpall hendbollisti nga Prishtina Oltion Beshiri.

-->