Federata e Xhudos e Kosovës: Xhudistet pjesëmarrëse në “Tokio 2020” nuk kanë profile në rrjete sociale

Tokio2020 27 Korrik 2021 17:16

Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka nuk kanë profile në rrjete sociale.

Kujtojmë se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë në qendër të vëmendjes pasi që në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë, i kanë fituar medaljet e arta.

Krahas tyre, me medalje ari është stolisur edhe Majlinda Kelmendi, katër vite më parë në Rio të Brazilit.

“FEDERATA E XHUDOS E KOSOVËS DËSHIRON TË JU INFORMOJ QË XHUDISTET TONA: MAJLINDA KELMENDI, DISTRIA KRASNIQI, NORA GJAKOVA, LORIANA KUKA NUK KANË PROFILE TË VËRTETA NË RRJETET SOCIALE, SIÇ JANË FACEBOOK E INSTAGRAM”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Të gjitha sportistet e lartpërmendura në njoftim, janë pjesëmarrëse në Olimpiadën e Tokios.

-->