Federata Spanjolle befason me iniciativën në lidhje me Messin

Futboll 05 Dhjetor 2019 22:52

Federata Spanjolle e Futbollit po planifikon ta nderojë Lionel Messin.

Messi ka fituar Topin e gjashtë të Artë në fillimin e kësaj jave, duke u bërë lojtari i parë në histori të futbolli që arrin një gjë të tillë.

Argjentinasi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, nëse jo më i miri.

Federata Spanjoll po mendon që ta bëjë një gjest të madh në nder të Leo Messi.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Federata Spanjolle po planifikon që të ngrisë një statujë të Lionel Messi në Las Rozas, në Madrid, transmeton lajmi.net.

Statuja e numrin 10-të të Barcelonës do të vendosej krahë atyre të Di Stefano, Pele dhe Maradona.

Mbetet të shihet nëse ky plan do të finalizohet.

-->