Federer dhe Djokovic kualifikohen në raundin e tretë të ‘Australian Open’

Tenis 22 Janar 2020 14:38

Dita e tretë e grand slamit ‘Australian Open’ nuk ka prodhuar ndonjë befasi në konkurrencën e meshkujve, shkruan Insporti.com.

Tensiti zviceran Roger Federer pa ndonjë problem të madh mposhti serbin Filip Krajinovicin.

Federer e mposhti 6-1 6-4 6-1 Krajinovicin, i cili është i 41-ti në botë, për të mbetur në garë për titullin e shtatë në karrierë të Australian Open.

Federer do të përballet me australianin John Millman, ndaj të cilit kishte humbur në US Open 2018, pasi vendasi e mposhti polakun Hubert Hurkacz në këtë rund.

Por, në garë për titullin e ‘Australian Open’ mbeti tenisti tjetër serb, Nocak Djokovic, e mposhti japonezin Tatsuma Ito 6-1 6-4 6-2.

32-vjeçari serb, i cili tani po e kërkon Grand Slamin e 17-të në karrierë, do të përballet tani me japonezin Yoshihito Nishioka, i cili e eliminoi në tre sete britanikun Dan Evans. /Insporti.com/

Federer dhe Williams kalojnë në fazën e dytë të Australian Open

 

-->