Federer do të jetë miliarder në vitin 2020

Tenis 11 Janar 2020 10:44

Roger Federer do të mbërrijë një tjetër rezultat të madh, kësaj here jashtë fushës së tenisit.

Ylli zvicerian do të jetë një miliarder në vitin 2020, duke u futur në mesin e pak emrave që kanë një pasuri të tillë.

‘Dailymail’ thotë se Federer ka tashmë 689 milionë funte pasuri, por kjo pritet që gjatë këtij viti të shkojë në bilion.

Zvicerani pritet të bëhet vetëm sportisti i katërt që kap bilionin, pas Tiger Woods, Michael Jordan e Floyd Mayweather.

Federer ka kontrata fitimprurëse me ‘Rolex’ dhe ‘Uniqlo’, të cilat ndihmojnë në rritjen e pasurisë së tij, anash tenisit.

-->