Federer drejt vendimit më të vështirë

Tenis 30 Dhjetor 2018 17:35

Viti 2019 mund të jetë sezoni i fundit në fushat e tenisit për zviceranin Roger Federer. Është vetë ai që ka lënë të kuptohet se mund të varë reketën në gozhdë dhe këtë e ka thënë gjatë një interviste për televizionin publik zviceran SRF, teksa deklaroi se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë në fushat e lojës në vitin 2020.

37-vjeçari që konsiderohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohëve, theksoi se tani është i fokusuar te aktivitetet e 2019-ës dhe se do të flasë me stafin e tij për atë çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Roger Federer mban rekordin në tenisin e meshkujve me 20 turne Grand Slam të fituar, ndërkohë që në total ka fituar 99 të tillë dhe tani është në kërkim të titullit të tij të 100. Edhe në aspektin financiar Federer ka fitime të mëdha, pasi deri tani ai ka mundur të përfitojë 120.5 milionë dollarë.