Federeri e zbulon se çfarë e shtyn të vazhdojë të luajë ende në këtë moshë

Tenis 13 Shkurt 2020 11:51

Roger Federer ka zbritur në fushë si profesionist për herë të parë në viti 1998.

Që nga ajo kohë kanë kaluar 22 vite e megjithatë tenisti zviceran vijon ende të luajë në nivele të larta.

Në karrierën e tij ai ka fituar mbi 1200 ndeshje, ka fituar në 103 turne dhe numëron 20 Grand Slam, që është rekord.

Por çfarë shton Federer, sot baba i 4 fëmijëve, të vazhdojë ende të luajë tenis?

“Dëshira për të festuar, ashtu sikurse kam bërë edhe herën e parë. Në karrierë një sportist ka shumë luhatje, por momenti kur feston një triumf bashkë me stafin tënd është motivi që më shtyn të luaj ende”, tha Federer.

-->