Federeri e zbulon të vërtetën e hidhur për humbjen ndaj Djokovicit

Tenis 14 Gusht 2019 12:18

Pas humbjes në finalen e Wimbledon nga Novak Djokovici, tenisti zviceran Roger Federer do të rikthehet në fushë në turneun Masters të Cincinnatit, ku në raundin e dytë do të luajë ndaj argjentinasit Juan Ignacio Londero.

Kjo është sfida e parë për zviceranin që pas humbjes së pësuar nga Djokovici në finale të Wimbledonit.

“E vërteta është se ta pranoja humbjen ka qenë shumë e vështirë. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë e vështirë bëhej për mua. Kisha inat me veten që humba atë finale në atë mënyrë”, tha Federeri duke folur sërish për sfidën.

“Sidoqoftë, mezi pres të rikthehem në fushë dhe të përballem sërish me Djokovicin. Është e rëndësishme që të jesh pozitiv në shpirt për të kaluar këto momente dhe kështu ka ndodhur tani me mua. Jam gati edhe pse nuk jam stërvitur shumë kohët e fundit”, tha Federer.

38-vjeçari tregon se pas finales së humbur i ka kaluar pushimet me familjen, duke udhëtuar me një rulotë në Zvicër. f

“Fëmijët donin që të bënim këtë udhëtim pas finales dhe pranova. Natën e parë kam fjetur shumë keq dhe mezi zbrita nga krevati lart”, u shpreh Federer.