Federeri ndihmon fëmijët ukrainas me 500 mijë dollarë
Sporte të tjera
18 Mars 2022
23:17

Roger Federer ka dhënë ndihmë financiare për ukrainasit, pas pushtimit rus të Ukrainës.
Federeri shkroi të premten në rrjetet sociale se fondacioni i tij do të bëjë donacion prej 500 mijë dollarëve “për të ndihmuar në vazhdimin e shkollimit të fëmijëve ukrainas”.
Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe i ka sulmuar shkollat, spitalet dhe ndërtesat, ku njerëzit kërkonin siguri në qytete të ndryshme.
“Familja ime dhe unë jemi tmerruar nga fotografitë nga Ukraina dhe na është thyer zemra për njerëzit e pafajshëm të cilët janë prekur nga lufta”, ka shkruar Federeri. “Ne dëshirojmë paqe”, theksoi ai.