Federeri synon të japë leksione në Akademinë e Nadalit – ky është reagimi ‘epik’ nga ekipi i spanjollit

Tenis 22 Tetor 2019 12:36

Rivaliteti në fushë dhe miqësia jashtë saj mes dy prej tenistëve më të mëdhenj, si Roger Federer e Rafael Nadal, po njeh një tjetër nivel.

Përmes një deklarate për mediat, Federer ka befasuar kur ka zbuluar një prej dëshirave të tij në të ardhmen.

“Pasi të tërhiqem nga aktiviteti si tenist, kam dëshirë të qëndroj në këtë sport, duke u përpjekur të mësoj më të rinjtë. Më pëlqen shumë të jap mësim në Akademinë e Nadalit”, tha Federer.

Pas kësaj deklarate ka ardhur replika e Akademisë së tenistit spanjoll.

Përmes një batute simpatike dhe argëtuese, ata i kthejnë përgjigje tenistit zviceran:

“Përshëndetje Roger. Mund të na dërgosh CV-në tënde? Në çfarë niveli je me gjuhën spanjolle? Ju falënderojmë paraprakisht”, thuhet në mesazhin e Akademisë, e themeluar në vitin 2016.

Pra, rrugët e Federerit e Nadalit mund të kryqëzohen sërish në të ardhmen edhe pasi ata të lënë sportin.

“Miku im Nadal ka realizuar një projekt të jashtëzakonshëm duke ngritur këtë Akademi. Unë mund ta ndihmoj, duke dhënë mësim tek të rinjtë që studiojnë aty”, tha Federer në një intervistë për Sportweek.

-->