Fejohet futbollisti i Prishtinës

Futboll 09 Tetor 2019 14:55

Një ndër futbollistët më cilësor në futbollin e Kosovës, Armend Thaqi, i ka dhënë fund beqarisë, shkuan Zëri.info.

Mbrojtësi i cili njëkohësisht është edhe kapiten i FC Prishtinës është fejuar me Arizona Igrishtën.

Thaqi e ka publikuar foton me të fejuarën në rrjetin social Instagram.

Sigurisht, ai ka pranuar urime të shumta për këtë ngjarje të rëndësishme në jetën e tij personale.

Duket se Thaqi e ka shfrytëzuar më mirë se të gjithë tjerët pushimin për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.