Fenerbahce i fortë për Real Madridin, fiton edhe Barcelona

Basketboll 29 Dhjetor 2018 09:54

Është mbyllur raundi i 15-të i Euroleague në basketboll për meshkuj, java e fundit e fazës së parë të sezonit të rregullt, me skuadrën turke të Fenerbahce që mundi 65-63 Real Madrid.

Një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në sekondën e fundit, me italianin Datome që bëri ligjin në fushë, autor i 17 pikëve për turqit.

Vendasit e komanduan ndeshjen në shumicën e kohës, por pa mundur të shkëputen shumë, me “merengues” që rivalizuan e në fund tentuan surprizën me Fernandez (12 pikë), por pa sukses.

Fiton skuadra e Bayern Munich, që mundi 93-88 Buducnost, ndeshje e dominuar nga bavarezët, që korrën suksesin e tetë sezonal.

Sukses me përmbysje kjo e Bayern, që ishte në disavantazh të 11 pikëve në pjesën e parë, por në të dytën loja ndryshoi kah falë 21 pikëve të Derrick Williams.

Euroleague – Raundi i 15-të
Khimki Moskë – Baskonia Gasteiz, 77-85
Darussafaka Stamboll – Olympiacos, 79-75
Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 94-92
Barcelona – Anadolu Efes, 80-65
Fenerbahce – Real Madrid, 65-63
Panathinaikos – CSKA Moskë, 96-84
Bayern Mynih – Buducnost, 92-88
Gran Canaria – Zalgiris Kaunas, 73-66