Fenerbahçe interesohet për yllin e kombëtares së Kosovës

Kombëtarja 22 Maj 2020 19:01

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj mund të mbetet në Turqi, por te një skuadër dukshëm më e madhe.

Hadërgjonaj aktualisht është i huazuar te Kasimpasha nga skuadra angleze Huddersfield Town.

Huazimi ishte bërë në janar pasi 25-vjeçari i lindur në Zvicër nuk po gjente hapësirë në klubin anglez.

Sipas “takvim.com’, për Hadërgjonajn po interesohet gjiganti turk, Fenerbahçe.

Hadërgjonaj ka kontratë me Huddersfieldin deri në vitin 2021.

Fenerbahçe po kërkon mbrojtës të djathtë, pasi kiliani Mauricio Isla pritet të largohet. Te kjo skuadër luan Vedat Muriqi.

-->