Fenerbahce me ofertë për zëvendësuesin e Vedat Muriqit

Futboll 04 Qershor 2020 18:02

Ylli i Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi pritet të largohet në verë nga Turqia.

Gjiganti turk është në dijeni se nuk mund ta mbajë më gjatë yllin kosovar, pas formës fantastike të treguar nga ky i fundit këtë edicion.

Shumë skuadra të njohura evropiane janë futur në garë për Muriqin dhe tani Fenerbahce ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Fotomac ka raportuar se skuadra nga Stambolli ka ofruar katër milionë euro për sulmuesin kroat të Osijek, Mirko Maric.

Kjo ofertë është refuzuar nga Osijek që kërkon gjashtë milionë për ta lënë të lirë yllin kroat.

Nga ana tjetër për Muriqin rendi i skuadrave që e duan atë është i gjatë.

Tottenham Hotspur, West Bromwich Albion, Burnely, Lazio, Napoli dhe Stade Rennes janë skuadrat e interesuara për të.

Fenerbahce është gati ta shes prizrenasin nëse vije një ofertë rreth 20 milionë euro. 

-->