Ferencvarosi i Uzunit mposhtet nga Celtic

Futboll 19 Tetor 2021 18:31

Skuadra e Ferencvarosit është mposhtur me rezultat 2-0 nga skuadra e Celticut në ndeshjen e luajtur në kuadër të Europaligës, shkruan Insporti.

Sfida u zhbllokua në minutën e 57’ nga japonezi Furuhashi, ndërsa 5 minuta më vonë portieri i Ferencvaros, Dibusz priti një penallti të Turnbull, duke mbajtur në lojë hungarezët.

Në minutën e 81-të ishte Turnbull që shënoi edhe golin e dytë për skocezët, gol ky i fitores.

Hungarezët me këtë humbje regjistruan humbjen e tretë radhazi dhe mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

-->