Ferguson e uroi Kloppin për titullin: Më telefonoi në mëngjes…

Futboll 28 Korrik 2020 08:36

Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson përmes një video mesazhi ka uruar Jurgen Klopp për çmimin e fituar “Trajneri i vitit”, shkruan Insporti.com.

Ish trajneri i Manchester United, tashmë i pensionuar ka uruar trajnerin gjerman të Liverpoolit për një sezon fantastik që në fund u kurorzua me titull të kampionit.

Ai e zbuloi se gjermani e kishte thirrur në telefon në ora 03:00 të mëngjesit, derisa ishte duke e festuar titullin e kampionit.

“Jurgen, fantastik. Kam folur rreth Leeds Unitedit, 16 vite në ‘Championship’. Liverpooli 30 vite pa fituar titullin, e pabesueshme. Me të vërtetë e merituar. Paraqitja e skuadrës ishte e jashtëzakonshme”, tregon më tej ish-trajneri skocez. Unë ta fali që me ke zgjuar pas orës 03:30 të mëngjesit për të më treguar se e keni fituar ligën. Faleminderit”, deklaroi skocezi.

Klopp u zgjodh trajneri më i mirë i vitit para Chris Wilderit të Sheffield Unitedit dhe Gareth Ainsëorthit të Wycombes.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit e fitoi këtë çmim pasi e drejtoi Liverpoolit drejt titullit të parë të kampionit pas 30 vitesh pritje.

Kujtojmë se Sir Alex Ferguson drejtoi Manchester United për 26 vite me radhë duke fituar 13 tituj të Premierligës. /Insporti.com/

-->