Feriazj pranë shuarjes, “Ujqit” : Ku janë aksionarët anglezë, që kurrë nuk ishin në stadium

Futboll 01 Prill 2021 21:59

KF Ferizaj vazhdon të jetë në krizë të thellë financiare dhe rrezikon shuarjen si klub. Tifozët e klubit “Ujqit” kanë reaguar nëpërmjet një komunikate të lëshuar në faqen e tyre zyrtare kanë kërkuar të dinë se ku janë aksionarët anglezë dhe ata shqiptarë, raporton Insporti.com.

Ata kanë konfirmuar që futbollistët kanë vendosur që mos ta zhvillojnë ndeshjen e fundjavës ndaj Kikës.

Insporti vazhdimisht ka raportuar për gjendjen e rëndë të Ferizajt dhe ikjen e aksionarëve anglezë në krye me legjendën e Premier Ligës Angleze, Brian Deane.

Ferizaj është shndërruar në shoqëri aksionare dhe shumicën e aksionëve i posedojnë anglezët, të cilët kurrë nuk investuan në klub apo shfaqën interesim për të bërë ndonjë gjë, përveç konferencës së famshme pas privatizimit të klubit.

Aksionar në klub po ashtu është ish deputeti i PDK-së, Mustafë Grainca, i cili mbante edhe rolin e kryetarit të klubit.

Drejtori sportiv i Ferizajt, Nadir Haxhimusa, në një prononcim për Insportin të dhënë muaj më parë kishte deklaruar se asnjëherë investitorët anglezë nuk janë interesuar për gjendjen e klubit, e lërë më të ndihmojnë financiarisht. /Insporti.com/

Komunikata e plotë e “Ujqve” në “Facebook” pa ndërhyrje:

Të nderuar Ujqi dhe bashkë-qytetarë, sic jeni në dijeni klubi ynë i zemrës FC Ferizaj, eshte në gjendje katastrofale – që nuk ishte asnjëherë tjetër. Eshtë afër shuarjes, që do të ishte humbje shumë e madhe për qytetin tonë.

Pas gjendjes shumë të rëndë, lojtarët kanë vendosur që ndeshjen kampionale, të dielën nuk do ta zhvillojnë – pasi që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që j’u takojnë.

Ku janë aksionerët e famshëm Anglez, që nuk i kemi parë kurrë në stadion! Ku janë aksionerët Ferizajas, që as nuk e kanë marrë mundin të interesohen për gjendjen e klubit. Ku eshte komuna, a po interesohet dikush apo i kanë ‘mbyllur’ sytë e veshët rreth kësaj qeshtje.

A nuk eshte mëkat që një qytet me ekonominë ndër më të mirën në Kosovë, të mos jetë në gjendje ta mbajë një klub futbolli stabil! Reagimet tona kanë shkuar çdo herë në ‘vesh’ të ‘shurdhur’ por këtë herë do të veprojmë.

Kryesia e Ujqve,

Ferizaj

-->