Ferizaj-Drita: Shënohet goli i parë

Futboll 29 Mars 2019 14:38

Ferizaj dhe Drita janë duke u ndeshur në përballjen e vlefshme për javën e 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizajasit kanë kaluar në epërsi në minutën e 26-të me anë të një goli nga Qëndrim Dautaj, i cili shfrytëzoi për mrekulli harkimin në zonë nga Arbër Mones, duke shënuar me kokë.

Golin e Dautajt mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Insporti.com/

-->