Ferizaj e mposht Vëllaznimin, shënon top-transferi i ardhur nga Llapi
Futboll
05 Gusht 2018
22:52

Ferizaj po i vazhdon përgatitjet para fillimit të Kampionatit në Ohër të Maqedonisë, raporton Insporti.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Afrim Tovërlani sot e ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Vëllaznimit nga Struga.
Ndeshja përfundoi me fitore e ferizajasve me rezultat 1:0 , golin e vetëm e shënoi sulmuesi i ardhur këtë sezon nga Llapi, Florim Bërbatovci.
Në këtë ndeshje trajneri Afrim Tovërlani i dha mundësinë të gjithë futbollistëve, ku bënë një paraqitje të kënaqshme. /Insporti.com/