Ferizaj edhe zyrtarisht largohet nga barazhi, Gjilani ende shpreson

Futboll 16 Maj 2019 16:32

Janë duke u zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 32-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani po përballet me Lirinë në Gjilan, ndërkohë KEK-u dhe Ferizaj po ndeshen në “Agron Rama” të Obiliqit.

Në rast të fitores së Ferizajt edhe matematikisht do ta siguronte qëndrimin edhe për një vit në Superligën e Kosovës./Insporti

Gjilani – Liria 4-0

Mbyllet ndeshja!

72′ Gooool …. Keita Razak realizon për ta kompletuar pokerin për Gjilanin

60′ Gooool… Ansi Nika (Gjil) ka konkretizuar në gol një kundërzbritje të nisur nga Jefferson Lopes nga mesi i fushës, 3-0.

58′ Fiton Hajdari (Gjil) humbet një rast të pastër shënimi pasi u shërbye bukur nga Keita Razak.

Starton pjesa e dytë!

⌛ Mbyllet pjesa e parë!

32′ Liridon Fetahaj (Lir) gjuan zhagas, por pret Kenan Haxhihamza.

30′ Keita Razak (Gjil) shfaqet në një tjetër mundësi për të shënuar, por kësaj rradhe nuk arrinë ta konkretizojë në gol pasimin e Fisnik Papuçit.

24′ Ansi Nika (Gjil) humbet një rast i mirë shënimi, dersa i gjendur përballë portierit Flamur Gashi gjuan drejt në duart e tij!

22′ Gooool. Keita Razak (Gjil) arrin ta dërgojë topin në rrjetë pas asistimit të Ansi Nikës, 2-0.

14′ Fatih Karahoda (Lir) godet shtyllën pasi u shërbye nga Liridon Fetahaj.

12′ Qëndrim Gashi (Lir) gjuan me kokë mbi portë pas harkimit të Liridon Fetahajt.

11′ Gooool…. Fiton Hajdari (Gjil) ka realizuar me kokë pas topit të devijuar nga ‘gardiani’ Flamur Gashi për të kaluar Gjilanin në epërsi, 1-0.

03′ Vilfor Hysa (Gjil) tenton goditjen me roveshatë pas harkimit të Fiton Hajdarit, por goditja e tij shkon pranë portës.

⛳ Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Lila, Papuçi, Kosumi, Shabani, Keita Aziz, Nika, Hysa, Hajdari, Razak. Kryetrajner: Gentjan Mezani.

📌 Liria: Gashi, Thaqi, Dina, Daci, Riascos, Mustafa, Susuri, Karahoda, Fetahaj, Beseni, Gashi. Kryetrajner: Erdogan Celina

⚖ Gjyqtarë: Gramos Shala, Visar Kelmendi, Arton Latifi, Vigan Ibërdemaj

🏟 Stadiumi: “I qytetit” – Gjilan

🎯 KEK-u – Ferizaj 2:5

Mbyllet ndeshja!

88′ Gooool… Ylber Luma (Fer) ka realizuar golin e pestë për mysafirët, 2-5.

71′ Gooool. Qëndrim Dautaj (Fer) ka realizuar një super gol nga largësia për rezultatin 2-4.

68′ Gooool… Blerton Mehmeti (Fer) është gjendur më së miri në zonë pas harkimit nga fundorja për ta dërguar topin në rrjetë, 2-3.

66′ Gooool… Leonat Vitija (KEK-u) ka realizuar me kokë për ta barazuar rezultatin, 2-2.

50′ Goool. Ermal Krasniqi kalon në epersi Ferizajn

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

24′ Gooool. Isa Eminhaziri (KEK-u) ka gjuajtur bukur me të djathtën e tij dhe ka realizuar për ta barazuar rezultatin 1-1.

22′ Ermal Krasniqi (Fer) arrin të realizojë, por gjyqtari anësor Jakup Musolli kishte sinjalizuar për pozitë jashtë loje.

20′ Gooool. Dardan Çerkini (Fer) përfiton nga një vendosje jo e mirë brenda zonës dhe arrin të realizon me këmbën e majtë për 0-1.

14′ Isa Eminhaziri (KEK-u) gjendet në rast të pastër shënimi, por gjuajtjen e tij e pret portieri Armend Blakqori.

⛳ Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

KEK-u: Gllareva, Musliu, Vitija, Govori, Kutllovci, Lleshi, Berisha, Qerimi, Nimani, Eminhaziri, Stullqaku. Kryetrajner: Alban Dragusha.

Ferizaj: Blakqori, Mone, V.Shabani, Kuka, B.Shabani, Aliu, Dautaj, Shala, Krasniqi, Qerkini, Gashi. Kryetrajner: Bylbyl Sokoli

Gjyqtarë: Leutrim Mustafa, Jakup Musolli, Imran Kabashi, Arben Halilaj

Stadiumi: “Agron Rama” – Obiliq