Ferizaj po punon në “heshtje”, në stërvitje janë paraqitur futbollistë të njohur të Superligës

Futboll 20 Korrik 2019 10:51

Klubi Futbollistik “Ferizaj” ka nisur me fazën e parë përgatitore të enjten më (19 Korrik), teksa ekipi është drejtuar nga ish-futbollisti i kësaj skuadre Burim Qerkini.

Gjithsesi, dilema tash për tash më e madhe mbetet emërimi i trajnerit, pasi Bylbyl Sokoli ende nuk e ka të sigurt nëse do të jetë apo jo pjesë e Ferizajt.

Te KF Ferizaj për herë të parë janë paraqitur edhe ardhjet e reja në këtë afat kalimtarë, të cilët megjithëse ende nuk kanë hedhur të ‘zezën mbi të bardhë’ ata mund të konsiderohen si “Ujqër” të ri.

Gazeta Sheshi mëson emrat e gjithë futbollistëve të rinj të cilët kanë qenë prezent në stërvitjen e Ferizajt.

Donat Kaçiu, Dardan Jashari, Fisnik Papuçi, Ergon Hyseni, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Taulant Dajaku, Përparim Livoreka dhe Fatih Karahoda janë futbollsitët më të rinj të KF Ferizajt.

-->