Ferizaj shënon fitore në miqësoren me Llapin

Kombëtarja 13 Nëntor 2021 15:34

Ferizaj ka shënuar fitore në miqësoren e zhvilluar sot ndaj Llapit.ë

Kjo ndeshje miqësore u zhvillua në stadiumin e Merdarës, teksa u fitua nga ferizajasit me rezultatin 3-5.

Albion Kurtaj (dy gola), Gëzim Rusi, Ramush Ramadani dhe Altin Ibrahimi shënuan në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Arbnor Morina.

Kurse, për llapjanët e Tahir Batatinës shënuan Alban Shillova, Kushtrim Shabani dhe Alef Firmino.

Të dy skuadrat kanë shfrytëzuar pushimin shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare, për të zhvilluar këtë miqësore mes vete. 

-->