Fernandes kërkon nga United t’i transferojë dy lojtarë

Futboll 11 Maj 2021 13:01

Mesfushori i Unted, Bruno Fernandes  ka kërkuar nga klubi të nënshkruajë me një qendërmbrojtës dhe një mesfushor defensivë, përcjell Insporti.

26-vjeçari beson se një qendërmbrojtës që do ishte pranë kapitenit Harry Maguire do e lejojë atë të koncentrohet në mesfushë më shumë.

Ndërsa, një mesfushor defensivë do t’i konvenonte klubit, ngase Paul Pogba do ishte më i hapur të luante në sulm.

United është i lidhur me disa nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, si Raphael Varane nga Real Madrid, Jules Kunde nga Sevilla dhe Pau Torres nga Villarreal.

Ndryshe, portugezi ka qenë në formë fantastike këtë edicion, duke regjistruar 27 gola dhe 17 asistime në të gjitha garat.

-->