Fernandes me një asistim magjik për Cavanin, shou në Romë

Futboll 06 Maj 2021 22:40

Manchester United ka barazuar rezultatin ndaj Romës në 2:2, shkruan Insporti.com.

Përsëri në skenë për “Djajtë e Kuq” u shfaqën dyshja e rrezikshme, Bruno Fernades dhe Edinson Cavani, të cilët kombinuan për golin e dytë.

Bruno arriti ta gjejë për mrekullin “El Matadorin” me një harkim të bukur në zonë, të cilin ky i fundit e shndërroi në gol me një goditje të bukur me kokë.

Cavani shënoi edhe golin e parë të skuadrës angleze.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 4:8 në të mirë të Manchester United. /Insporti.com/

-->