Feronikeli bën goditjen e radhës

Futboll 14 Janar 2020 15:14

Feronikeli po punon për të forcuar më shumë skuadrën dhe për të qenë edhe këtë sezon pretendent për titullin kampion, pasi aktualisht e sheh veten në vendin e pestë me 7 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Ballkani. Kampionët në fuqi, kanë bërë së fundmi një goditje në afatin kalimtar.

Ata kanë afruar në skuadër sulmuesin 20-vjeçar Basiru Mbye i cili aktivizohej në kampionatin belg me të rinjtë e Ostendes. Mbye është një njohës i mirë i portës dhe këtë e ka dëshmuar deri më tani në kampionatin e tij, aty ku ka arritur të shënojë për të gjitha skuadrat ku ka luajtur.

Mbye ishte pjesë e skuadrës së dytë të Lokeren duke realizuar 28 gola, ndërkohë që këtë gjysmë sezoni, ai ka shënuar 16 gola me ekipin e dytë të Ostendes. 20-vjeçari është grumbulluar edhe me të rinjtë dhe ekipin e parë kombëtar të Gambias. Drejtuesit e Feronikelit kanë besim se kanë gjetur sulmuesin e duhur për pjesën e mbetur të sezonit.

-->