Feronikeli del me njoftim rreth trajnerit Vukicevic
Futboll
06 Gusht 2019
22:44

Feronikeli ka njoftuar se nesër do të mbahet konferencë ku do të flasë trajneri i ri, Dejan Vukicevic.
Sot klubi emëroi Vukicevicin si pasues të Zekirija Ramadanit të shkarkuar, transmeton Insporti
Nesër, trajneri malazias do të prezantohet si trajner i klubit në prani të gazetarëve.
Ky është njoftimi i Feronikelit rreth konferencës së trajnerit të ri:
“KF Feronikeli njofton mediat se nesër me datë 7 gusht 2019, në orën 11:00, në Hotel Emerald në Prishtinë, do të mbahet konferencë për media.
Aty do të prezantohet trajneri i ri, malazezi Dejan Vukicevic.
Mediat do të kenë rastin të parashtrojnë pyetje.”