Feronikeli demanton veten në njoftimin zyrtar në sajtin e klubit

Futboll 09 Dhjetor 2019 10:44

Feronikeli ka lëshuar një “gafë” në njoftimin e tyre zyrtar në tentim për të sqaruar të ardhmen e trajnerit Agim Sopit, shkruan Insporti.com.

Trajneri nga Shkupi, Agim Sopi në nëntor u emërua trajner i “Niklit” si zëvendësues i trajnerit malazez, Dejan Vukicevic. Megjithatë, duket se qëndrimi i tij në bankinën e kampionit të Kosovës do jetë i shkurtër.

Mediet në Suedi raportojnë se Sopi është duke u kërkuar nga klubi “Mjällby AIF”, e cila u inkuadrua këtë edicion në “Allsvenskan”, kampionatin elitar suedez. Madje, këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit suedez, Hans Larsson. “Po, mund të ju konfirmoj që Agim Sopi është në listën tonë të trajnerëve”.

 

Lajmi se Sopi është duke u kërkuar nga klubi suedez është munduar të mohohet nga sajti zyrtar i klubit. Por, në tentim për ta mohuar atë, e kanë konfirmuar lajmin se Sopi është duke u kërkuar nga klubi suedez. “Interesimi për trajnerin, Agim Sopi, ka qenë edhe më herët nga klubet elite të Suedisë, tani së fundmi po flasim për Mjallby. Klubi i FC Feronikelit është shumë krenar që ka në radhët e veta një trajner me eksperiencë në Kampionatin Evropian me Maqedoninë U21 dhe në elitën e Suedisë gjithashtu”, ishte kjo deklarata e Albert Bunjakit për sajtin e klubit.

Ish përzgjedhësi i Kosovës, Bunjaki është këshilltar i presidentit të klubit Naser Ramaj. /Insporti.com/

 

 

 

-->