Feronikeli e befason Ulpianën – ia merr një pikë skuadrës nga Lipjani

Futboll 19 Mars 2022 15:16

Nga Ulpiana te Ulpiana, Feronikeli ka arritur të marrë përsëri pikë në BKT Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Drenasi ka luajtur baras 2-2 në përballje me Ulpianën pas tetë humbjeve radhazi.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që kaluan të parët në epërsi me golin e talentit Ardi Qorri që realizoi në minutën e 27-të për 1-0.

Por epërsia e vendasve nuk zgjati shumë dhe Ulpiana barazoi shifrat në 1-1 falë Iran Goncalves në minutën e 34-të.

Vetëm katër minuta më vonë, Iran realizoi përsëri kësaj radhe për t’i dhënë epërsinë Ulpianës 1-2.

Me epërsinë prej një goli të skuadrës mysafire u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Ishte përsëri Ardi Qorri që realizoi për t’i barazuar shifrat në 2-2, dhe me këtë rezultat u mbyll takimi.

Përkundër barazimit, Nikli mbetet e fundit në tabelë me 12 pikë, derisa Ulpiana në vendin e parafundit me 24 pikë.

Ndeshjen e radhës Ulpiana e pret Dritën, derisa Feronikeli luan në udhëtim te Drenica. 

-->