Feronikeli e ka këtë mundësi të artë

Futboll 10 Korrik 2019 09:56

Kampioni i Kosovës, Feronikeli me shumë mundësi mund të hyjë në histori të futbollit kosovar.

Pas barazimit të djeshëm ndaj TNS në udhëtim me rezultat 2:2, skuadra nga Drenasi ka shanse të mira të kualifikohet në raundin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Në rast se ndodh një gjë e tillë, atëherë Nikli do të bëhej skuadra e parë kosovare, e cila kalon një raund të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.

Këtë më herët kishin pasur mundësinë ta bëjnë Drita dhe Trepça 89, por asnjëra nuk ka arritur të paktën ta kalojë rrethin e parë.

Ndeshja e kthimit mes Feronikelit dhe TNS luhet javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.