Feronikeli e “turpëron” Llapin, Prishtina nuk gabon ndaj Trepçës ’89, titulli vendoset në javën e fundit

Futboll 15 Maj 2019 15:39

Feronikeli është fitues i kryendeshjes në Podujevë ndaj Llapit si mysafir me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, shkruan Insporti.com.

Golat për Feronikelin i shënuan Arbër Prekazi (18’), Mendurim Hoti (55’) dhe Kastriot Rexha (60’), ndërsa golin e “nderit” për llapjanët e shënoi Festim Alidema në minutën e 20-të nga penalltia.

Me këtë fitore “Nikli” mbetet lider në Superligë me 77 pikë, ndërsa Llapi përfundimisht mbetet jashtë garës për titull, pasi renditet në pozitën e tretë me 69 pikë.

Fitore arriti edhe Prishtina, e cila nuk gaboi në shtëpi ndaj 89shit duke fituar me rezultat 3:0.

Golat për bardhekaltërtit i shënuan Guthier Mankenda (48’),  Basit Khalid (67′) dhe Mario Morina (90+3′).

Prishtina me këtë fitore mban hapin me “Niklin” në garën për titull, duke u renditur në pozitën e dytë me 75 pikë. Ndërsa skuadra e Sabit Osmanit me këtë humbje rrezikon mbetjen në barazh. “Minatorët” me këtë humbje renditen në pozitën e nëntë me 39 pikë.

Në dy ndeshjet tjera që janë zhvilluar, Flamurtari ka siguruar një fitore tejet të rëndishme në garën për mbijetesë, duke arkëtuar tre pikët e plota ndaj kampionit, Drita si mysafir.

Kuqezinjt fituan ndeshjen me rezultat 2:1. Golat për skuadrën e drejtuar nga Arsim Thaqi i shënuan Shend Kelmendi dhe Agron Bruqi, ndërsa golin e vendasve e realizoi Klajdi Burba.

Me këtë fitore Flamurtari renditet në pozitën e pestë me 42 pikë, ndërsa Drita në katërtën me 48 pikë.

Drenica dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1:1. Drenica në pozitën e shtatë me 40 pikë, një pozitë më poshtë Ballkani me 40 pikë.

Kujtojmë se fundjavën që po vjen do të zhvillohet xhiroja e fundit e Superligës. /Insporti.com/

Llapi – Feronikeli 1:3

Mbyllet ndeshja!

60′ Kastriot Rexha shënon gol të bukur me kokë për 1:3

 

55′ Mendurim Hoti shënon një gol tejet të bukur për ta mposhtur portierin Ademi

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

 

20′ Festim Alidema barazon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë

18′ Arbër Prekazi shënon me kokë pas një harkimi të bukur nga Yll Hoxha

08′ Ahmed Januzi (Llap) gjuan brenda zonës, por vetëm qëndrore goditja e tij që përfundon në duart e Deniz Troshupës.

03′ Muhamet Hyseni (Llap) në rast ideal, teksa nga afërsia nuk qëllon cakun.

Starton ndehshja!

Formacionet zyrtare:

LIVE

Prishtina – Trepça 89 2:0

67′ Basit Khalid shënon për golin e dytë të Prishtinës pas një harkimi tejet të bukur nga Armend Thaqi

48′ Guthier Mankenda shënon për epërsinë e Prishtinës

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

26′ Traore ishte shumë afër golit por shtylla pingule ia mohoi golin

12′ Gauthier Mankenda (Pri) gjuan mbi portë nga afërsia, pas asistimit të Armend Thaqit.

Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bektehsi, Dallku, Bashiru, Mustafa, Ahmeti, Mankenda, Pefqeli, Khalid, Kryetrajner: Mirel Josa.

Trepça ’89: Beqiri, Pira, Basriu, Kaqiku, Muja, Maloku, Hoti, Avdyli, Hyseni, Traore, Herman. Kryetrajner: Sabit Osmani

LIVE

Drita – Flamurtari 1:2

Mbyllet ndeshja!

70′ Agron Bruqi shënon për epërsinë e parë të Flamurtarit

60′ Shend Kelmendi barazon rezultatin me një gol të bukur

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

20′ Goool. Klajdi Burba (Dri) ka realizuar brenda zonës, teksa u shërbye bukur nga Festim Krasniqi, 1-0.

8′ Alban Shillova (Fla) shmang bukur ‘gardianin’ Dorart Ramdani, por golin ia mohon futbollisti Përparim Livoreka, duke e larguar topin nga vija e portës.

07′ Alban Shillova (Fla) gjuan drejt portës, por pret ‘gardiani’ Dorart Ramadani.

05′ Egzon Krasniqi (Fla) tenton goditjen brenda portës, por mbrojtësi Fidan Gërbeshi e dëbon topin në fundore.

03′ Festim Krasniqi (Dri) gjuan jashtë portës pasi u shërbye bukur nga ana e majtë nga Denis Haliti.

Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Ramadani, Livoreka, Berisha, Gerbeshi, Haliti, Shaqiri, Mustafa, Krasniqi, A. Mustafa, F. Krasniqi, Burba. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Flamurtari: Neziri, Maxhun, Granchov, Quansah, Dumani, Burqi, Boshnjaku, E.Krasniqi, Kelmendi, Shillova, Ibrahim. Kryetrajner: Arsim Thaçi

LIVE

Drenica – Ballkani 1:1

Mbyllet ndeshja!

50′ Jetmir Topalli barazon rezultatin pas një asistimi të bukur nga Blend Baftiu

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

40′ Hysen Tahiri shënon nga afërsia për epërsinë e Drenicës

Starton ndeshja!

Drenica: Ymeri, Bejta, Sykaj, Lushtaku, Balde, Thaqi, Mustafa, Dajaku, Uka, Tahiri, Meziu. Kryetrajner: Tahir Lushtaku

Ballkani: Ruxhi, Krasniqi, Berisha, Potoku, Jashari, Adzovic, Baftiu, Muçaj, Ajzeraj, Topalli, Nebiu. Kryetrajner: Gani Sejdiu