Feronikeli eliminohet nga Liga e Kampionëve

Feronikeli është eliminuar nga gara më e madhe për klube në Evropë, Liga e Kampionëve.
Në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të rrethit të parë eliminator, Feronikeli ka pësuar humbje zhgënjyese nga The New Saint.
Skuadra e Zekirija Ramadanit është mposhtur nga TNS me rezultat minimal 1:0.
Pjesa e parë i takoi plotësisht Feronikelit që krijoi raste të njëpasnjëshme, por që konkretizimi i aksioneve me gol nuk ndodhi.
Lojën në duar e mori TNS në pjesën e dytë, duke i bërë presion vazhdimisht kampionit të Kosovës, përcjell zeri.info.
Në minutën e 67-të, TNS shënoi golin e vetëm dhe të fitores përmes Dean Ebbe, gol që ia sjell uellsianve kualifikimin tutje.
Kështu, Feronikeli do ta vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Evropës, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Sutjeska – Bratislava