Feronikeli ia vazhdon kontratën mesfushorit të njohur

Futboll 02 Gusht 2020 14:06

Feronikeli ka njoftuar që ka vazhduar kontratën me mesfushorin Besmir Bojku.

Ai do të jetë pjesë e klubit edhe për edicionin e ardhshëm.

“Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besmir Bojku, vazhdon rrugëtimin me FC Feronikelin”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

“Bojku i cili kaloi një sezon fantastik me Feronikelin, bindi drejtuesit e klubit për një marrëveshje të re me KF Shkëndijën, duke zgjatur bashkëpunimin me numrin 20, edhe për sezonin e ri. Besmir Bojku shquhet për dinamikën e tij të madhe në lojë, ku nuk kursen veten në asnjërën ndeshje. Ai me FC Feronikelin ka gjithsej 40 paraqitje, duke shënuar 5 gola, gjithashtu e ndihmoj ekipin edhe në shume gola tjerë duke u faulluar 2 here në zonën e kundërshtarit dhe në total mori pjesë ne 14 gola të Feronikelit”, vazhdon më tej njoftimi.

“Jam i lumtur që do të jem pjesë e Feronikelit edhe për sezonin e ardhshëm, së pari dua t’i falënderoj presidentin, drejtorin dhe trajnerin për besimin qe patën në mua. Për objektivat e klubit nuk duhet të flasësh shumë pasi që dihen, Feronikeli synon majat e futbollit vendor”, është shprehur Bojku për uebfaqen zyrtare të klubit.

-->