Feronikeli – Lincoln Red Imps, skuadra favorite sipas Bylbyl Sokolit

Futboll 25 Qershor 2019 09:31

Kampion i Kosovës, Feronikeli do të luajë në rundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 28 qershor.

Në këtë fazë, kundërshtari i parë i ‘Niklit’ është skuadra nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Optimist për kualifikimin tutje të Feronikelit është edhe trajneri Bylbyl Sokoli.

Trajneri i Ferizajt tha se pret që ekipi i Zekirija Ramadani ta kryejë punën në kohën e rregullt.

“Presim lojë angazhuese nga Feronikeli që të mos lejojë shkuarjen në vazhdime”, tha Sokoli në ‘Dueli Sportiv’.

“Shpresoj që Feronikeli të vazhdojë tutje, këtë e duan edhe tifozët e tyre. Jam optimist që Nikli do të kalojë tutje”, shtoi Sokoli.