Feronikeli – Milan, ky veprim nga lojtarët e Milanit nuk u vërejt në transmetim

Futboll 11 Gusht 2019 13:02

Mbrëmë Milani regjistroi një fitore rutinore në miqësoren kundër Feronikelit në “Fadil Vokrri”, me rezultat 2:0.

Suso dhe Fabio Borini shënuan golat e vetëm të ndeshjes, derisa përballja u karakterizua nga një interesim i ulët në tribuna.

Edhe ata pak fansa që ishin prezentë po e prisnin mundësinë për ndonjë autograf apo foto pas ndeshjes me idhujt e tyre, por gjërat nuk shkuan sipas planit.

Periskopi ka siguruar pamje nga momenti kur futbollistët “rossonerë” fillojnë të futen në zhveshtore, duke injoruar totalisht fansat përreth që me entuziazëm të madh po kërkonin të paktën një shtrëngim duarsh.

Raportohet se vetëm mbrojtësi Davide Calabria u ndal për të dhënë një nënshkrim.