Feronikeli – Milan pas tre ditësh, konfirmohet sa bileta janë shitur
Futboll
07 Gusht 2019
23:50

Kanë mbetur edhe tre ditë deri te ndeshja miqësore mes Feronikelit dhe Milanit.
Shtatë herë kampioni i Evropës do të zbarkojë në Prishtinë së shpejti për t’u përballur me Feronikelin.
Ndeshja miqësore do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Pas pakënaqësive të shumta për çmimet e larta të biletave, organizatori Agron Selimi ka konfirmuar se çmimet janë zbritur.
Me zbritjen e çmimeve, biletat kanë nisur të shiten me të madhe.
“AS Events” ka konfirmuar se 70% e biletave të rëndomta tashmë janë shitur, kurse ato VIP 80% janë shitur tashmë.