Feronikeli – Prishtina përballën sot në Kupën e Kosovës

Futboll 17 Mars 2021 10:45

Në ditën e sotme (e mërkurë) do të zhvillohen dy ndeshje të çerekfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Insporti.com.

Sot do të mësohen dy skuadrat e para që do të sigurojnë biletën për në gjysmëfinale.

Feronikeli është nikoqir i Prishtinës, kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe vjen vetëm disa ditë pas fitores së Niklit në kampionat.

Takimi tjetër gjithashtu interesant është ai në mes të dy rivalëve rajonal, Dukagjinit dhe Drenicës.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës nga ora 13:00, ashtu sikurse ndeshje tjetër e lartpërmendur.

-->