Feronikeli – Prishtina, shtyhet për këtë arsye

Futboll 19 Maj 2019 15:33

Kryendeshja në Drenas në mes të Feronikelit dhe Prishtinës është shtyrë për 15 minuta.

Orari zyrtar ishte që ndeshje do të fillonte nga ora 16:00, por tashmë është vendosur që ndeshja do të nis nga ora 16:15, shkruan Insporti.com.

Kjo shtyrje është bërë për shkak të vendimit se kush do të ndante drejtësinë në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të dy klubet.

Tashmë, është vendosur për 6 gjyqtarët të cilët do të ndajnë drejtësinë.

Gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza. /Insporti.com/