Feronikeli realizon edhe një transferim

Futboll 29 Dhjetor 2019 17:37

Kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli e ka realizuar edhe një transferim.

Bëhet fjalë për Medjon Hoxhan, i cili pjesë e “Nikli” do të jetë nga viti 2020.

“Medjon Hoxha i lindur më 27 korrik 1999 është mesfushor qendror, i aftë të luajë para mbrojtjes, por edhe mbrapa sulmuesve. Medjoni ka qenë i grumbulluar edhe te Reprezentacioni i Kosovës U21. Mesfushori, Hoxha, më parë ishte pjesë e KV Kortrijk nga Belgjika, aty është zhvilluar si futbollistë profesionist”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

-->