Feronikeli të premten zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll 31 Tetor 2019 17:59

Pas largimit të trajnerit Dejan Vukicevic, zyrtarët e Feronikelit e kanë gjetur shpejt pasuesin e tij.

Faqja zyrtare e skuadrës kampione  shkruan se trajneri i ri do të zyrtarizohet të premten, ndërsa Insporti.com ka mësuar se kjo detyrë i është besuar Agim Sopit, derisa në skuadër do të jetë edhe ish-përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, por në një pozitë tjetër.

Njoftimi i Feronikelit:

“FC Feronikeli njofton mediat e interesuara për pjesëmarrje, se të premtën, më datë 01.11.2019, me fillim prej orës 17:00, do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri të FC Feronikelit.

Klubi njofton që konferenca me trajnerin e ri do të mbahet në ambientet e klubit, pra në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.

Mediat e interesuara i lusim të vijnë me kohë brenda zyreve të stadiumit.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

-->