Feronikeli – The New Saints, favoriti për fitore sipas bastoreve

Futboll 16 Korrik 2019 11:40

KF Feronikeli sonte e zhvillon ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës sonte e pret në “Fadil Vokrri” do të presë skuadrën kampione të Uellsit, The New Saints, shkruan Insporti

Në takimin e parë në “Park Hall”, ‘Nikli’ arriti një rezultat të madh, duke barazuar 2:2 në udhëtim.

Tani skuadra e Zekirija Ramadanit është vetëm 90 minuta larg historisë – kualifikimit në rundin e dytë për në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku do të përballej me skuadrën e Copenhagen.

Si kuotohet një fitore e Feronikelit në kompanitë e basteve?

Sipas kompanisë së njohur të basteve, bet365, Feronikeli është favoriti për ta fituar këtë takim. Kuota e ‘Niklit’ për fitore në këtë takim është më e ulët se sa ajo e TNS.

Skuadra nga Drenasi ka kuotën 1.95 për fitore, kurse 3.80 kuotohet fitorja e TNS-së.

Ndërkaq, barazimi e ka kuotën 3.50. Feronikeli ka kuotën e ulët edhe sa i përket fitores përgjatë 90 minutave, 1.40, kurse 3.25 është kuota për fitore të The New Saints.

Ndërkaq, sa i përket vazhdimeve, 41.00 është kuota për fitore e ‘Niklit’, njëjtë me atë të TNS.

Fitorja në penallti, kuotohet 51.00 për Feronikelin dhe 51.00 për The New Saints.

Takimi i sotëm zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”. /Insporti.com/

-->